Video lojërat bëjnë fëmijët e trashë dhe agresiv

Skenctarët Suedez kanë vërtetuar një gjë çka mund edhe të paramendohet: lojrat
në kompjuter mund të kenë efekt shumë të keq në rritjen e fëmijës.
Në kohën e fundit në mediume shumë shpesh po shkruhet rreth efekteve anësore të
lojërave agresive. Një gjë të tillë ndodh shpesh edhe me lojën "Vice City" ku
janë shënuar incidente të shumta, që ka ndikuar loja agresive me armë.
Analizën të cilën e kishin bërë shkenctarët (ndër të cilën kishte edhe psikiatër
fëmijësh) do të shfaqet në dokumentarin e quajtur "Deadly Game".
Citatet ndër të cilat përmenden është edhe ajo e kandidatin demokrat për
kryetarë të SHBA-së, Joseph Liberman, i cili lojën "Grand Theft Auto" e ka
përshkaur si të tmerrshme.
"Luajtja e video lojërave është brengosëse sepse lojtarët ushtrojnë skenarin të
cilin mund ta shprehin në jetën e përditshme" tha Michael Rich, një anëtarë i
Akademisë Pediatrike në Amerikë.
Me këtë nuk pajtohet një lojtar 16 vjeçar Suedez Gustav Niel-Berggren. "Të
gjuash dikend në lojë është si të japësh gol në ndonjë ndeshje futbolli" tha ai.
Tregu i video lojërave në Amerikë ka vlerë prej 10 miliardë dollarë.