Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Vitamina D parandalon Sklerozën Multiple


Vitamina D, e cila formohet derisa trupi qëndron në diell, ndoshta parandalon sklerozën multiple dhe artritin reumatiod sipas dy studimeve që janë bërë.
Ndoshta këto dy studime do të mund të spejgojnë se pse këto dy sëmundje autoimune janë shumë të shpeshta në vendet më veriore, thonë këta hulumtues.
Tek gratë që kanë përdorë dozat e rekomanduara ditore të Vitaminës D apo edhe më shumë, ka rezultuar 30 % më pak rrezik nga sëmundja e atritit reumoatoid dhe 40 % ndaj sklerozës multiple.
1 apo 2 % e popullatës në botë vuan nga artriti reumatoid tipik e cila jep dhimbje në nyje. Rreth 0.04 % e popullatës në botë vuan nga skleroza multiple - një sëmundje e pashëruar e cila mund të shkaktojë edhe paralizë. Parashihet se këto dy sëmundje paraqiten kur sistemi imunitar i njeriut fillon të sulmojë veten.
Vitamina D ndoshta qetëson qelizat imunologjike hiperaktive, mendon Kenneth Saag nga Universiteti Alabama në Birmingham. Pohimet e saj mbështeten edhe në eksperimentet e bëra në kafshë. Shëndeti i minjëve me simptome të njejta me ato të sklerozës multiple apo të artritit reumatoid është përmirësuar me marrjen e vitaminës D. Tani duhet të hulumtohet a ka ndikim të njejtë Vitamina D edhe tek njerzit.
Vitamina D është një hormon steroid i cili ndihmon trupit të apsorbojë apo të mbajë kalciumin. Doza e madhe e Vitaminës D mund të jetë toksike, kurse ajo e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockave.
Vitamina D gjendet në ushqime të ndryshme, si në mëlçi apo edhe në peshk, dhe zakonisht paraqitet së bashku me vitaminet tjera. Një gotë qumësht përmban gati sa gjysma e sasisë së nevojshme për një person të rritur. Sasinë më të madhe të vitaminës D e prodhon vet trupi - ai krijohet pas qëndrimit të trupit në rrezet e diellit. Doza ditore mund të arrihet nëse ekspozojmë fytyrën dhe dorën për 15 minuta tri herë në ditë.
Shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D, sidomos personat e moshuar, çka edhe, siç mendojnë shkenctarët, paraqitja e artritit reumatoid është më e shpeshtë tek këta persona. Këta shkenctarë pohojnë se marrjet e vitaminës D mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundje.
Hulumtimet mbi artritin ka përfshirë rreth 30.000 femra kurse në sklerozën multiple 185.000 femra. Këta shkenctarë tek këto femra çdo katër vite për 20 vjet kanë hulumtuar dhe studjuar ushqimin e ngrënë dhe sasinë e vitaminës D të marrë.

 

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003